Vila, pallate banimi dhe objekte publike në Kamëz dhe Tiranë. Nga projekti dhe leja e ndërtimit, deri te kolaudimi dhe çelësat në dorë.
Tre projekte banimi që po ndërtojmë dhe që do të nisim së shpejti. Klikoni mbi një projekt për pamjet dhe të dhënat.
Projekt arkitekture dhe konstruksioni me projektues të licencuar.
Dosja e plotë dhe ndjekja e procedurës deri te leja e ndërtimit.
Themele, karabina, mure, instalime dhe fasadë, me ekipin dhe mjetet tona.
Akt-kontrollet e çdo faze dhe akti i kolaudimit.
Certifikata e përdorimit dhe dorëzimi i objektit.
Nga themelet deri te fasada, rifiniturat dhe sistemimi i jashtëm.
Zhvillim dhe ndërtim pallatesh, me apartamente, njësi shërbimi dhe parkim nëntokë.
Shkolla, qendra shëndetësore, rrugë, kanale, mure mbajtëse dhe ujësjellës.
Projekt arkitekture dhe konstruksioni, sipas standardeve Eurocode.
Rilevim topografik, auditim energjie, raporte sizmike e gjeologjike, projekt MNZ dhe aplikim online.
Akt-kontrollet, akti i kolaudimit dhe dosja e plotë për certifikatën e përdorimit.
FATI 2010 sh.p.k. u themelua më 8 mars 2010 në Paskuqan. Që atëherë kemi ndërtuar shtëpi private, vila dhe pallate banimi, dhe kemi kryer punime për shkolla, qendra shëndetësore, rrugë dhe kanale.
Punojmë me inxhinierët, punëtorët dhe mjetet tona, dhe e ndjekim çdo objekt nga projekti deri te certifikata e përdorimit.
Na telefononi për apartamentet në projektet tona, për një ofertë ndërtimi ose për procedurat e lejes së ndërtimit.